Vdekja e punëtorit në KEK: Sindikata kërkon kushte më të mira pune dhe paralajmëron protestë.
Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) ka zhvilluar sot një aksion simbolik para zyrave të saj në Prishtinë. Ky veprim vjen disa ditë pas vdekjes fatale të një punëtori në vendin e punës brenda këtij institucioni.
Gjatë aksionit, u bë thirrje për përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e sigurisë për të gjithë punëtorët e KEK-ut.
Për ditën e nesërme, sindikata ka paralajmëruar një protestë më të gjerë, e cila do të nisë në orën 08:00 dhe do të zhvillohet në tri divizione të ndryshme të KEK-ut.
