Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka thelluar hetimet ndaj ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), Vlora Hyseni. Gazetarja Anila Hoxha e Top Channel bën me dije se Hyseni po hetohet tashmë edhe për vepra të korrupsionit pasiv dhe pastrimit të parave. Gjatë kontrolleve të kryera, prokurorët kanë zbuluar dokumente që ngjallin dyshime, sipas të cilave, përmes një kompanie, janë kryer transferta financiare në drejtim të vëllait të saj.
