Dy persona janë sulmuar fizikisht dhe kërcënuar me armë zjarri të shtunën në malin e Krivenikut, në zonën e Hanit të Elezit. Si pasojë e incidentit, njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore, ndërsa të dy kanë qenë në shënjestër të kërcënimeve me armë. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktimat kanë raportuar se, gjatë kohës që ndodheshin në zonën malore, janë takuar me katër persona. Gjatë përballjes, të dyshuarit i kanë kërcënuar me armë zjarri dhe më pas i kanë sulmuar fizikisht. Si pasojë e sulmit, njëri nga viktimat ka marrë lëndime të lehta trupore dhe i është dhënë trajtim mjekësor.