Një person është arrestuar në Prishtinë, i dyshuar se ka sulmuar fizikisht një tjetër pas një mosmarrëveshjeje, duke i shkaktuar atij lëndime të rënda në kokë.
Rasti ka ndodhur rreth orës 15:00 të së martës në rrugën “Nikolla Tesla” në kryeqytet.
Viktima është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Pas denoncimit të ngjarjes, i dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një i dyshuar mashkull, shtetas kosovar, është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën, gjithashtu mashkull kosovar, duke i shkaktuar plagë të rënda në kokë. Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë, e cila ka shtuar se i dyshuari është ndaluar nën masën e arrestit.
