Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Taulant Balla, ka zhvilluar sot një takim në Tiranë me Endrit Thaçin, djalin e ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Balla, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook. Në këtë postim, ai ka shprehur shpresën se brenda një muaji, ish-Presidenti Thaçi do të jetë i lirë dhe mes tyre, duke iu referuar periudhës kur pritet një vendim nga Gjykata Speciale.

“Një kafe sot në Tiranë me Endrit Hashim Thaçin, shpresojmë shumë që brenda një muaji ta kemi edhe Presidentin Thaçi,” ka shkruar Balla.