Numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm që goditi Kolumbinë ka shkuar në 52, pasi katër persona të tjerë kanë humbur jetën në Choco, në veriperëndim të vendit.

Lajmin e ka konfirmuar guvernatorja lokale, Nubia Carolina Cordoba-Curi, raporton Sky News.

Ndërkohë, tre persona të tjerë raportohet se kanë vdekur në qytetin e Manizales, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 52.

Më herët, autoritetet kishin njoftuar se numri i të vdekurve ishte rritur në 47.

Sipas raportimeve, 27 persona kanë humbur jetën në Valle del Cauca, ku ndodhet edhe Cali, qyteti i tretë më i madh i Kolumbisë.

Ndërsa në Pereira janë raportuar të paktën 18 viktima, ka bërë të ditur kryetari i qytetit, Mauricio Salazar.

Autoritetet vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit, ndërsa pritet që bilanci i viktimave të mund të ndryshojë.