Tentativë vrasjeje në Prishtinë: I dyshuari mbetet në arrati
Një tentativë e re vrasjeje është raportuar në Prishtinë, ku dyshohet se një person ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një qytetari.
Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30. Viktima, një shtetas kosovar, ka raportuar se i dyshuari, gjithashtu një shtetas kosovar, ka shtënë një herë në drejtim të tij.
Pas mbërritjes në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë dhe një predhë, të cilat do t’i shërbejnë si dëshmi në procedurën hetimore.
Me urdhër të autoriteteve kompetente, është kontrolluar edhe vendbanimi i të dyshuarit, ku u gjet dhe u sekuestrua një pistoletë.
Megjithatë, i dyshuari nuk është arrestuar dhe mbetet në arrati. Policia e Kosovës po vazhdon punën për lokalizimin dhe arrestimin e tij.
Rasti është kategorizuar si “Vrasje në tentativë” dhe hetimet po vazhdojnë.
(Burimi: IndeksOnline)
