Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka njoftuar se SHBA-ja ka arritur një marrëveshje me Danimarkën dhe Groenlandën për çështjet e sigurisë në territorin arktik.
Trump, përmes një postimi në rrjetin social X, ka pretenduar se marrëveshja i jep Shteteve të Bashkuara “kontroll të përhershëm” mbi sigurinë dhe nevojat e tjera të Groenlandës.
Sipas tij, marrëveshja do t’i mundësojë SHBA-së të ndërmarrë veprimet e nevojshme për mbrojtjen e Groenlandës dhe sigurisë amerikane, ndërsa asnjë kundërshtar i SHBA-së nuk do të mund të krijojë bazë ushtarake, të ketë prani ushtarake apo të bëjë investime të ndjeshme në Groenlandë pa miratimin amerikan.
Trump e ka cilësuar marrëveshjen si një “Infinite Life Agreement”, duke pretenduar se ajo nuk ka afat përfundimi.
Ai ka paralajmëruar gjithashtu se SHBA-ja do të nisë menjëherë procesin për zhvillimin e një pranie më të madhe ushtarake në Groenlandë.
Megjithatë, autoritetet daneze dhe ato të Groenlandës kanë theksuar se marrëveshja nuk cenon sovranitetin e territorit. Marrëveshja pritet të nënshkruhet gjatë javës së ardhshme në New York dhe më pas duhet të kalojë nëpër procedurat përkatëse parlamentare.
Groenlanda është territor autonom brenda Mbretërisë së Danimarkës dhe SHBA-ja tashmë ka prani ushtarake në ishull, përfshirë bazën Pituffik Space Base./IndeksOnline/
BREAKING NEWS: I am pleased to announce that the United States of America has entered into an Agreement with The Kingdom of Denmark, and Greenland, that gives the United States permanent control over security, and all other needs, in Greenland, completely addressing ALL of our…
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) September 19, 2026
