Një zjarr ka përfshirë një banesë në katin e parë të një pallati në Lagjen e Re, në Bulqizë, duke shkaktuar panik tek banorët.

Sipas informacioneve paraprake, në banesë jetonte një person me aftësi të kufizuara, i cili është nxjerrë në kohë nga banesa nga fqinjët.

Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e Policisë, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve dhe për sigurimin e zonës.

Nuk raportohet ende për persona të tjerë të lënduar, ndërsa mbeten për t’u përcaktuar përmasat e dëmeve materiale.

Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende. Pritet që grupi hetimor të kryejë verifikimet në vendngjarje për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e rënies së zjarrit./TCh/