Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini, ka komentuar zhvillimet politike dhe procesin e formimit të institucioneve, duke vlerësuar se Lëvizja Vetëvendosje i ka punët më mirë se partitë e tjera në negociatat politike.

Në emisionin Pressing në T7, Ukshini tha se kur një parti që ka fituar zgjedhjet nuk i bën ofertë një subjekti tjetër politik, ndërsa një parti i ofrohet vetë për bashkëpunim, kjo nënkupton dorëzim politik.

“VV i ka punët më mirë sesa partitë e tjera, dhe i teston kush po dorëzohet më shumë. Në faktin kur partia politike që ka fitu zgjedhjet nuk të ka bërë ofertë dhe ti vetë ofrohesh në politikë i bie një vetëdorëzim”, deklaroi Ukshini. /Gazeta Express