Ka vdekur Alush Gashi, politikani i shquar kosovar.
Alush Gashi ishte një nga figurat e hershme të Lidhja Demokratike e Kosovës dhe bashkëpunëtor i afërt i ish-presidentit Ibrahim Rugova.
Ai ka shërbyer edhe si ministër i Shëndetësisë në Kosovë dhe njihej si një prej themeluesve të strukturave institucionale të LDK-së gjatë viteve ’90-të.
Gashi ishte aktiv për dekada në politikë dhe jetën publike, ndërsa konsiderohej si një nga zërat më të vjetër të krahut rugovist brenda LDK-së.
