Ndërron jetë James Burrows, regjisori legjendar i “Friends” dhe “Cheers”
James Burrows, regjisori i mirënjohur amerikan dhe ikonë e komedisë televizive, ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare.
I njohur kryesisht si bashkëkrijues i serialit komedik “Cheers”, Burrows drejtoi gjithashtu më shumë se 1,000 episode të klasikëve të tjerë, përfshirë “Friends”, “Big Bang Theory” dhe “Will & Grace”, sipas BBC.
Avokati Tom Hoberman konfirmoi lajmin e ndarjes nga jeta të Burrows me “trishtim të thellë” për CBS News.
Gjatë një karriere që shtrihet në mbi 50 vjet, Burrows fitoi 11 çmime Emmy dhe pesë çmime nga Shoqata e Regjisorëve të Amerikës (Directors Guild of America).
