Arrestohet i dyshuari për vjedhje në xhaminë e Germovës në Viti
Një person i dyshuar për kryerjen e një vjedhjeje në një xhami është arrestuar nga policia. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Germovë të Komunës së Vitisë.
Sipas njoftimit të policisë, vjedhja kishte ndodhur më 11 tetor të vitit të kaluar, ndërsa arrestimi i të dyshuarit u bë ditën e djeshme.
Në njoftimin e policisë theksohet se “me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”.
