Ministri britanik i Shëndetësisë, Wes Streeting, ka dhënë dorëheqjen nga qeveria e kryeministrit Keir Starmer, duke deklaruar se ka humbur besimin te udhëheqja e tij.
Në letrën e dorëheqjes, Streeting theksoi se do të ishte “e pandershme dhe pa parime” të vazhdonte të mbante postin, ndërsa kritikoi drejtimin politik të Starmer pas humbjeve të rënda të Partisë Laburiste në zgjedhjet lokale në Angli, Skoci dhe Uells, siç raporton A2CNN.
Dorëheqja e tij vjen mes spekulimeve se ai mund të sfidojë Starmer për kreun e Partisë Laburiste, megjithëse ende nuk ka shpallur zyrtarisht kandidaturën. Për të nisur një garë për udhëheqjen, Streeting duhet të sigurojë mbështetjen e të paktën 81 deputetëve laburistë.
Në deklaratën e tij, Streeting paralajmëroi se votuesit progresistë po “humbasin besimin” te Laburistët dhe se partia po vuan nga mungesa e vizionit dhe drejtimit politik.
“Kur vendi ka nevojë për vizion, ne kemi një boshllëk. Kur ka nevojë për drejtim, kemi vetëm paqartësi,” theksoi ai.
