**Vladimir Petkovic shkarkohet nga posti i trajnerit të Algjerisë**
Vladimir Petkovic është shkarkuar nga detyra si trajner i kombëtares së Algjerisë.
Lajmin e ka raportuar gazetari Romain Molina, i cili bën të ditur se ky vendim vjen pas rezultateve zhgënjyese të ekipit në fushatën kualifikuese për Kupën e Botës, ku u eliminua në fazat e hershme.
Petkovic u emërua në krye të Algjerisë në vitin 2024. Përpara kësaj detyre, ai kishte drejtuar kombëtaren e Zvicrës.
Kjo periudhë kualifikuese për Botërorin po shënon një numër të madh shkarkimesh trajnerësh, dhe Petkovic është i nënti trajner kombëtaresh që largohet nga posti i tij në këtë cikël.
