Ylli me fitore kyçe në garën për vendin e katërt

Në një ndeshje dramatike të luajtur në kryeqytet, skuadra e Yllit ka arritur të triumfojë ndaj Borës pas një përmbysjeje spektakolare, me rezultatin final 79:83. Pjesët ishin: (19:23, 23:14, 16:15, 21:31).

Përballja ishte e mbushur me kthesa, ku vendasit e Borës arritën të krijonin një epërsi deri në 14 pikë në periudhën e tretë, duke çuar rezultatin në 57:43. Megjithatë, Ylli reagoi fuqishëm, duke arritur të përmbysë rezultatin dhe të sigurojë një fitore tejet të rëndësishme me shifrat 79:83, e cila i mban në lojë për vendin e katërt.

Lojtari më i vlefshëm (MVP) i javës në Ligën Unike, Scott Bamforth, ishte protagonisti kryesor i ndeshjes me një paraqitje fantastike, duke shënuar 38 pikë, shtuar këtyre katër kërcime dhe tetë asistime.

Nga ana tjetër, për skuadrën vendase të Borës, Tyler Cheese kontribuoi me 21 pikë, gjashtë kërcime dhe katër asistime.