Malishevë: Një grua raportohet e zhdukur

Një grua është raportuar e zhdukur në Malishevë, pasi partneri i saj ka denoncuar rastin në Polici.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, gjatë ditës së djeshme, partneri i gruas ka njoftuar autoritetet se ajo ishte larguar nga shtëpia në drejtim të panjohur dhe nuk ishte kthyer më.

Policia ka konfirmuar se hetimet për gjetjen e saj kanë nisur menjëherë pas marrjes së denoncimit.