Ndërron jetë zyrtari policor i aksidentuar në Malishevë
Zyrtari policor Altin Kryeziu ka ndërruar jetë, disa ditë pasi kishte pësuar lëndime të rënda në një aksident trafiku në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar drejtori i Mjekimit Intensiv në QKUK, Shaqir Uka, për Klankosova.tv.
“I ndjeri nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra në aksident dhe ndërroi jetë në orët e hershme të së dielës,” deklaroi Uka.
