**Gjakovë: Ndërron jetë polici Altin Kryeziu, drejtori Graishta: Do të jetosh gjatë në mendjet tona**

Altin Kryeziu, efektiv i Policisë së Kosovës, ka ndërruar jetë. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur drejtori rajonal i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta.

Graishta, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shprehu pikëllimin e thellë për ndarjen nga jeta të Kryeziut, duke e përshkruar si një zyrtar të devotshëm, koleg dhe mik shembullor.

“I rëndë lajmi që nga sot nuk je në mesin tonë, Altin Kryeziu. Do të kujtohesh përherë si zyrtar i devotshëm i organizatës sonë, si koleg, mik e shok shembull për të gjithë ne. Ishe shkurt në këtë botë, por do të jetosh gjatë në mendjet e zemrat tona”, shkroi Graishta.