Eliminimi i hershëm i Turqisë nga Botërori 2026 ka sjellë zhgënjim të madh në vend, ndërsa një nga figurat më të kritikuara pas dështimit është talenti i Arda Güler.
Mesfushori i Real Madridit, i cili konsiderohej lideri teknik i skuadrës së Vincenzo Montellës, nuk arriti ta bëjë diferencën në dy ndeshjet vendimtare, ndërsa Turqia nuk e shënoi asnjë gol.
Turqia humbi fillimisht 2-0 nga Australia dhe më pas 1-0 nga Paraguai, duke u eliminuar matematikisht pas vetëm dy ndeshjeve në Grupin D.
Edhe pse turqit krijuan shumë raste dhe regjistruan dhjetëra goditje drejt portës në këto dy takime, mungesa e efikasitetit rezultoi fatale.
Pas humbjes ndaj Paraguait, Guler nuk e fshehu zhgënjimin:
“Luajmë në klube të mëdha, por nuk e treguam këtë në fushë. Më vjen turp dhe i kërkoj falje gjithë popullit turk.”
Mesfushori theksoi se problemi nuk ishte te marrëdhëniet brenda grupit, por te paraqitja në fushë dhe mungesa e realizimit në momentet vendimtare.
Edhe trajneri Vincenzo Montella e pranoi zhgënjimin, duke nënvizuar se skuadra krijoi shumë raste, por nuk arriti ta konkretizojë asnjërin prej tyre.
Sipas tij, një situatë e tillë është e rrallë në futboll, sidomos për një ekip me potencialin e Turqisë.
Për një kombëtare që vinte në Botëror me pritshmëri të mëdha dhe me emra si Guler e Kenan Yildiz në qendër të projektit, eliminimi pa asnjë pikë dhe pa asnjë gol të shënuar konsiderohet një nga dështimet më të mëdha të këtij turneu. /Gazeta Express
