Gëzim Hazrolli, kandidat për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e jashtëzakonshme që mori gjatë aktivitetit të sotëm elektoral.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hazrolli u shpreh mirënjohës për energjinë, mobilizimin dhe besimin e demonstruar nga qytetarët. Ai theksoi se kjo përkrahje është një tregues se ndryshimi ka nisur dhe se Kosova është e gatshme për një rrugë të re politike.

“Faleminderit për mbështetjen e jashtëzakonshme sot! Energjia, mobilizimi dhe besimi juaj treguan se ndryshimi ka nisur dhe se Kosova është gati për një rrugë të re. Sot shumë, nesër edhe më shumë!”, ka shkruar Hazrolli.

Hazrolli po garon në zgjedhje me numrin 35 në listën e LDK-së, ndërsa subjekti politik mban numrin 113.