Aksident fatal në Dollc të Klinës: Humb jetën një person

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Dollc, Komuna e Klinës.

Policia bën të ditur se katër persona të tjerë kanë mbetur të lënduar. Ata janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës, ku, sipas mjekëve, gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.

Po ashtu, sipas Policisë, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, me urdhër të Prokurorit të Shtetit.