Rënie e çmimeve të naftës pas deklaratave të Trump për zgjidhjen e shpejtë të konfliktit

Çmimet e naftës shënuan rënie të ndjeshme sot, pasi presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi sërish se tensionet me Iranin mund të përfundojnë shumë shpejt.

Deri në orën 04:10 GMT, çmimi i naftës bruto Brent për kontratat e së ardhmes ra me 0.8 për qind, duke arritur në 110.40 dollarë për fuçi. Ndërkohë, nafta amerikane West Texas Intermediate (WTI) pësoi një rënie prej 0.6 për qind, duke zbritur në 103.48 dollarë për fuçi.

Emril Jamil, analist i lartë i kërkimit të naftës në LSEG, theksoi për agjencinë Reuters se tregu po reagon ndaj mundësisë së një marrëveshjeje dhe zhvillimeve gjeopolitike.

Ai shtoi se, edhe nëse arrihet një marrëveshje, çmimet mund të mbeten të larta, pasi furnizimi me naftë nuk pritet të rikthehet menjëherë në nivelet e para konfliktit.

Një ditë më parë, tregjet e naftës kishin regjistruar gjithashtu rënie prej afro 1 dollar për fuçi, pas deklaratës së senatorit amerikan JD Vance se SHBA-ja dhe Irani kishin shënuar përparim në bisedime.