Erion Veliaj, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, kërkoi në Gjykatën Kushtetuese shfuqizimin e masës së sigurisë ‘arrest në burg’. Megjithatë, seanca e zhvilluar sot u mbyll pa vendim. Siç raporton Top Channel, seanca ka përfunduar, por Gjykata Kushtetuese nuk mori asnjë vendim sot. Gjykimi u zhvillua vetëm me prova shkresore, pa praninë e palëve, pra as të kryebashkiakut Veliaj, as të përfaqësuesve të SPAK-ut. Më herët, të dyja palët kishin depozituar prapësimet e tyre: Veliaj, përmes avokatit, argumentoi nevojën për shfuqizimin e masës, ndërsa SPAK depozitoi qëndrimin e saj.
