Sot hapet Biblioteka e Fëmijëve në Pallatin e Rinisë, me pjesëmarrjen e Ramës, Prattipatit dhe Hargreaves

Biblioteka e Fëmijëve në Pallatin e Rinisë hapet sot zyrtarisht.

Në ceremoninë e hapjes marrin pjesë kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anu Prattipati, si dhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Ceremonia nis në orën 13:00.

Kjo bibliotekë është themeluar në hapësirat e ish-bibliotekës së studentëve brenda Pallatit të Rinisë. Ajo do të menaxhohet nga Biblioteka e Qytetit të Prishtinës, “Hivzi Sulejmani”.