Hoeneß: Kane do të qëndrojë te Bayerni, Barcelona nuk ka para për transferimin e tij
Harry Kane po shkëlqen me paraqitjet e tij te Bayern Munich, duke kaluar një periudhë tejet të suksesshme që nga transferimi i tij në vitin 2023. Sulmuesi anglez jo vetëm që u përshtat shpejt, por gjithashtu nisi menjëherë të fitonte trofe, arritje që i munguan gjatë karrierës së tij me Tottenhamin.
Së fundmi, raportohej për një interesim nga klubi spanjoll Barcelona, të cilët e shihnin Kane-n si një zëvendësues të mundshëm për Robert Lewandowski-n, largimi i të cilit pritet së shpejti.
Megjithatë, këto zëra u mohuan kategorikisht nga legjenda dhe ish-presidenti i Bayernit, Uli Hoeneß. Ai theksoi se klubi katalunas “nuk ka para” për të realizuar një transferim të tillë.
“Kane është një nga blerjet më të mira që kemi bërë ndonjëherë dhe ai do të qëndrojë me ne. Barcelona, në çdo rast, nuk disponon fonde të mjaftueshme,” deklaroi Hoeneß.
Kane ka thyer rekorde të shumta individuale, duke shënuar 61 gola në 51 paraqitje me fanellën e Bayernit.
