Eintracht Frankfurti, klub i njohur i Bundesligës, ka njoftuar rikthimin e trajnerit austriak Adi Hutter. Hutter ka nënshkruar një kontratë trevjeçare me “Shqiponjat”, duke zëvendësuar spanjollin Albert Riera. Ky është rikthimi i Hutterit në stolin e Frankfurtit, pasi ai ka qenë më parë trajner i ekipit gjatë viteve 2018-2021. Gjatë asaj periudhe, ai arriti të çonte skuadrën në gjysmëfinale të Ligës së Evropës në sezonin 2018/19.