Kombëtarja e Kroacisë shënoi një fitore 2:1 ndaj Sllovenisë mbrëmë, në ndeshjen e fundit miqësore para fillimit të Kupës së Botës.
Pika kulmore e takimit ishte goli spektakolar i Luka Modricit, i cili befasoi të gjithë me një goditje të fuqishme nga jashtë zone. Mesfushori i shkëlqyer, tashmë në moshën 40-vjeçare, dëshmoi edhe një herë formën e tij të jashtëzakonshme dhe gatishmërinë për turneun madhor.
Me këtë performancë, Modric tregoi qartë se është plotësisht i gatshëm për sfidat e mëdha që presin Kroacinë në Kupën e Botës. Kujtojmë se ndeshjen e parë, Kroacia do ta zhvillojë kundër Anglisë.
/Indeksonline/
