Nico Paz mbetet te Como, nuk rikthehet te Real Madridi

Mesfushori argjentinas, Nico Paz, nuk do të rikthehet te Real Madridi sezonin e ardhshëm, pasi klubi spanjoll ka vendosur ta lërë atë te Como.

Kjo vjen pasi trajneri Jose Mourinho i ka bërë të ditur Pazit se nuk do të ketë vend në formacionin e tij titullar.

Për këtë arsye, Paz do të vazhdojë qëndrimin e tij te klubi italian Como, ku pritet të jetë një nga lojtarët kyç në sezonin debutues të ekipit në Ligën e Kampionëve.

Paz është shndërruar në një prej lojtarëve më të mirë në Serie A gjatë periudhës së tij te Como, duke regjistruar 75 paraqitje, 19 gola dhe 17 asistime.