Para fillimit të ndeshjes në stadiumin “Fadil Vokrri”, kombëtaret e Kosovës dhe Turqisë u rreshtuan në qendër të fushës për ekzekutimin e himneve kombëtare. Megjithatë, gjatë ekzekutimit të himnit të Turqisë, disa tifozë të pranishëm në stadium shprehën pakënaqësi duke fishkëllyer. Kjo përballje është vendimtare, pasi fituesi do të sigurojë një vend në Kupën e Botës FIFA 2026. Turneu prestigjioz do të mbahet bashkërisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë.