Pas grumbullimit të Neymarit për Kupën e Botës, një trend i ri ka lindur në Brazil: shumë fëmijë të sapolindur po emërtohen në nder të tij.

Neymar Jr ka bërë rikthimin e tij në Kampionatin Botëror me skuadrën e Brazilit, pasi ka marrë ftesën nga trajneri brazilian për këtë turne. Ky pritet të jetë Botërori i fundit për ish-yllin e Barcelonës dhe PSG-së.

Pas kësaj ftese, një dukuri e re ka filluar të përhapet në Brazil, ku dhjetëra fëmijë të sapolindur po emërtohen në shenjë nderimi për yllin e tyre.

Në total, gjatë periudhës së Kampionatit Botëror deri tani, në Brazil janë regjistruar 25 fëmijë me emrin Neymar.

Mbetet për t’u parë nëse Neymar do të mund t’i ndihmojë Brazilit të fitojë yllin e gjashtë, teksa do të përballen nesër në fazën e 1/8-ve kundër Japonisë. /IndeksOnline/