FSK feston 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së me ‘Vrapin e Rreshter Majorit’ në Gërmi

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka shënuar 250-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke organizuar “Vrapin e Rreshter Majorit” në Parkun e Gërmisë.

Në këtë aktivitet, sipas njoftimit të FSK-së, morën pjesë pjesëtarë të Operacioneve Speciale të FSK-së, së bashku me partnerët amerikanë.

Vrapi u zhvillua nën moton “Run Together, Stronger Together”, duke simbolizuar partneritetin e fuqishëm, besimin e ndërsjellë dhe vlerat e përbashkëta që lidhin FSK-në me Shtetet e Bashkuara.

FSK theksoi se mbetet e përkushtuar në zhvillimin e kapaciteteve operacionale, avancimin e bashkëpunimit dhe forcimin e partneritetit strategjik me SHBA-në në të gjitha fushat.