Trajneri i Turqisë, Vincenzo Montella, ka mbajtur një fjalim thellësisht frymëzues në dhomat e zhveshjes para ndeshjes vendimtare të play-off-it kundër Kosovës.

Montella vuri theksin te nevoja për të shfaqur nivel të lartë dhe qëndrueshmëri, duke i kërkuar futbollistëve të tij të jepnin gjithçka në këtë përballje kyçe.

Sipas raportimeve të ‘Indeksonline’, Montella u shpreh para ekipit: “Të luash mirë çdo tre ditë është diçka që i përket një niveli tjetër. Ne jemi gati për të luajtur në një nivel tjetër, të dalim në fushë dhe t’i mundim, të kthehemi në shtëpi si fitues.”

Ky fjalim i zjarrtë ngjalli besim të plotë te lojtarët, të cilët, të motivuar, dolën në fushë dhe arritën të fitonin me rezultatin minimal 0-1.