**Drita shënon fitore dramatike ndaj Floriana FC në Conference League**

Skuadra e Dritës ka shënuar një fitore të rëndësishme ndaj Floriana FC, duke marrë epërsinë në ndeshjen e parë kualifikuese të raundit të dytë të Ligës së Konferencës.

Golin vendimtar për ekipin gjilanas e shënoi Liridon Balaj në minutën e 90+7-të të takimit, duke tronditur rrjetën pak para vërshëllimës përfundimtare. Ky rezultat i jep kampionit të Kosovës një avantazh minimal prej 1-0 përpara ndeshjes së kthimit.