Luka Modric te Milani: “Magjia” kroate zbarkon në San Siro

Luka Modric do të vazhdojë të dhurojë spektakël në San Siro, por këtë herë me fanellën kuqezi të AC Milan. Klubi italian ka zyrtarizuar nënshkrimin e kontratës me mesfushorin me famë botërore, duke i dhënë fund spekulimeve.

Modric ka firmosur një marrëveshje njëvjeçare, e cila do të jetë e vlefshme deri më 30 qershor 2027.

Në njoftimin e tij, Milani ka përdorur një postim në platformat sociale, ku vetë Modric shprehet: “Shihemi së shpejti” (Ci vediamo presto). Ky transferim shënon një kapitull të ri për kroatin e talentuar, i cili sezonin e fundit, në karrierën e tij, ka shënuar 2 gola në 37 paraqitje.