Nicolas Otamendi i jep lamtumirën Argjentinës pas 139 ndeshjesh. Mbrojtësi veteran Nicolas Otamendi ka njoftuar zyrtarisht tërheqjen nga Kombëtarja e Argjentinës, duke i dhënë fund një karriere të jashtëzakonshme 17-vjeçare me fanellën “albiceleste”.

38-vjeçari largohet nga përfaqësuesja me 139 paraqitje, duke u renditur mes futbollistëve me më së shumti ndeshje në historinë e Argjentinës. Gjatë karrierës së tij ndërkombëtare, Otamendi fitoi Kupën e Botës 2022, dy trofe të Copa América (2021 dhe 2024), si dhe Finalissima 2022.

Otamendi debutoi me Argjentinën në vitin 2009 dhe mori pjesë në katër Kupa të Botës. Me largimin e tij, mbyllet një kapitull i artë i futbollit argjentinas, ku mbrojtësi la gjurmë si një nga liderët e skuadrës së Lionel Scalonit.