KF Llapi zyrtarizon mesfushorin ofensiv kroat, Pjero Škarić
KF Llapi ka bërë të ditur arritjen e marrëveshjes me mesfushorin ofensiv kroat Pjero Škarić, i cili ka firmosur një kontratë që e lidh me klubin deri në verën e vitit 2028.
Pas kalimit të suksesshëm të testimeve mjekësore, 27-vjeçari i është bashkuar tashmë skuadrës dhe ka nisur përgatitjet me “bardhekaltërit” për sezonin e ri.
Škarić transferohet në Podujevë pas një sezoni tejet të suksesshëm me NK Hrvace, ku në 34 paraqitje shënoi 10 gola dhe kontribuoi me 5 asistime, duke qenë ndër lojtarët më të spikatur të ekipit.
