Qeveria e Italisë ka pezulluar marrëveshjet për lëvizjen pa kufij me Spanjën.
Ministria e Brendshme italiane tha se ky vendim erdhi si reagim ndaj kalimeve masive të migrantëve në Ceuta, raporton SkyNews, përcjell Express.
Meqenëse si Italia, ashtu edhe Spanja janë anëtare të Marrëveshjes së Shengenit, qytetarët mund të udhëtojnë mes këtyre vendeve me anije ose avion pa kontrolle kufitare.
Ministria e Brendshme e Italisë tha gjithashtu se ka rënë dakord me Parisin për të forcuar kontrollet përgjatë kufirit tokësor franko-italian.
Ky vendim erdhi pasi kryeministrja e ekstremit të djathtë të Italisë, Giorgia Meloni, një ditë më parë i cilësoi pamjet nga Ceuta si “tronditëse” dhe kritikoi “imigracionin e paligjshëm të pakontrolluar”.
Ajo sugjeroi gjithashtu se Italia mund të rikthente kontrollet kufitare me Spanjën, gjë që tashmë është bërë.
