Talenti egjiptian shënon golin e parë me Barcelonën

Një prej talenteve më të spikatur në futbollin ndërkombëtar, Hamza Abdulkarim, ka shënuar golin e tij të parë me fanellën e Barcelonës.

18-vjeçari egjiptian e gjeti rrjetën në ndeshjen miqësore të zhvilluar ndaj skuadrës angleze të Birminghamit.

Hamza mori përgjegjësinë për ekzekutimin e penalltisë dhe e konvertoi me saktësi nga pika e bardhë.