Modelja e njohur shqiptare, Afrona Dika, ka bërë të ditur se është në pritje të ëmbël dhe do të bëhet nënë për herë të parë.

Lajmin e ka ndarë vetë ajo me ndjekësit përmes një postimi në Instagram, ku ka zbuluar se po përjeton një nga periudhat më të veçanta të jetës së saj.

“Kjo ditëlindje ndihet edhe më e veçantë. Jam shumë mirënjohëse për mrekullinë e vogël që po rritet brenda meje”, ka shkruar Dika.