Nora Istrefi shkëlqen me fustan të zi elegant

Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi, ka tërhequr sërish vëmendjen e publikut me një paraqitje elegante.

Në një fotografi të publikuar së fundmi, Istrefi shfaqet duke pozuar para pasqyrës në një dyqan, e veshur me një fustan të zi elegant dhe të ngushtë që thekson linjat e saj trupore, siç raporton Indeksonline.

Me stilin dhe praninë e saj magjepsëse, këngëtarja ka marrë një lumë komplimentash nga ndjekësit, të cilët kanë vlerësuar pamjen e saj.

Vlen të theksohet se artistja po shijon një sezon veror tepër të ngjeshur, me koncerte të shumta.