**Ekstradohet nga Kroacia në Kosovë një shtetas i kërkuar ndërkombëtarisht**

Një shtetas i Kosovës, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë kosovare, u ekstradua më 15 gusht nga Kroacia në Kosovë.

Policia e Kosovës bëri të ditur se ky ekstradim u realizua nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU), në koordinim me njësitë relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë.

Personi i ekstraduar dyshohet se është i përfshirë në veprën penale të “Dhunimit”.

Pas mbërritjes në Kosovë, i dyshuari iu dorëzua njësive përkatëse policore për procedurat e mëtejshme ligjore.