Një aksident trafiku ka ndodhur sot afër Klinës ku dyshohet për të lënduar.
Dy infermierë të Spitalit të Gjakovës, Meriton Hoxhaj dhe Xhejron Kameri-Hoxhaj, që rastisën në këtë aksident, intervenuan menjëherë duke i dhënë ndihmën e parë një të lënduari, merr vesh Gazeta Express.
Gazeta ka dërguar pyetje edhe në Policinë e Kosovës për informata zyrtare dhe është në pritje të përgjigjes.
