Gjykata Themelore Prishtinë, ka njoftuar se ka caktuar masën e paraburgimit ndaj gjyqtarit të arrestuar Avdirrahman Gashi.
Në njoftim shtohet se, masa e paraburgimit është vendosur në kohëzgjatje prej një muaji.
‘’ Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, Gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate, sepse nëse i pandehuri lihet në liri ekziston rreziku që i njëjti do të pengoj rrjedhën e procedurës penale, duke asgjësuar, fshehur, e ndryshuar ose falsifikojë provat e veprës penale apo duke ndikuar në dëshmitarë, po ashtu Gjykata ka marrë parasysh peshën dhe natyrën e veprës penale për të cilën i pandehuri dyshohet, mënyrën dhe rrethanat në të cilën dyshohet se është kryer vepra penale si dhe pozitën zyrtare të të pandehurit’’, thuhet në njoftim.
Komunikata:
Departamenti Special ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit A.G.
Prishtinë, 15 Gusht 2026 – Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit A.G., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.
Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit A.G., duke caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.
Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, Gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate, sepse nëse i pandehuri lihet në liri ekziston rreziku që i njëjti do të pengoj rrjedhën e procedurës penale, duke asgjësuar, fshehur, e ndryshuar ose falsifikojë provat e veprës penale apo duke ndikuar në dëshmitarë, po ashtu Gjykata ka marrë parasysh peshën dhe natyrën e veprës penale për të cilën i pandehuri dyshohet, mënyrën dhe rrethanat në të cilën dyshohet se është kryer vepra penale si dhe pozitën zyrtare të të pandehurit.
Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.
