**Julián Álvarez Synon Vetëm Barcelonën**
Julián Álvarez ka bërë të qartë synimin e tij për të ardhmen: nëse largohet nga Atletico Madrid, sulmuesi argjentinas dëshiron të kalojë ekskluzivisht te Barcelona.
Burime pranë të përditshmes spanjolle “Marca” bëjnë me dije se Álvarez u komunikoi drejtuesve të Atletico Madridit që në muajin maj se ambicia e tij ishte të vazhdonte karrierën në “Camp Nou”.
Sulmuesi ka refuzuar mundësinë e një transferimi te Arsenali apo në klube të tjera që kanë shprehur interes për shërbimet e tij. Prioriteti i tij absolut mbetet Barcelona.
Megjithatë, Atletico Madridi nuk është i predispozuar të lejojë largimin e tij në këtë fazë. Klubi madrilen e sheh Álvarezin si një pjesë kyçe të projektit të tyre, ndërsa argjentinasi ka një kontratë me “Los Colchoneros” deri në vitin 2030.
Barcelona vazhdon të monitorojë me kujdes situatën, por për të finalizuar këtë transferim, klubi katalanas duhet fillimisht të bindë Atletico Madridin të ulet në bisedime për largimin e yllit argjentinas.
