Kristian Asllani, mesfushori shqiptar, raportohet se kërkon me ngulm largimin nga Interi gjatë këtij afati kalimtar veror. Burime pranë klubit dhe lojtarit bëjnë me dije se Asllani është në bisedime të avancuara me klubin nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Al Jazira. Mësohet se Asllani ka arritur marrëveshje për kushtet personale me Al Jazirën dhe tani pret finalizimin e bisedimeve mes dy klubeve. /Indeksonline/