Zbulohen armë, granata dhe mjete të tjera të dyshimta në Gjilan

Ditën e djeshme, në Gjilan, gjatë punimeve në një rrugë, u zbuluan disa mjete të dyshimta.

Sipas raportit ditor të Policisë, në vendngjarje u gjetën fishekë, karikatorë, armë zjarri të gjata, granata dore dhe një uniformë ushtarake. Dyshohet se këto objekte datojnë nga periudha e luftës.

Policia siguroi vendin e ngjarjes, ndërsa në vendngjarje mbërritën njësitë për deminim të KFOR-it dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Njësitë përkatëse tërhoqën mjetet e dyshimta pa asnjë incident, siç bëhet e ditur në raportin ditor të Policisë.