Lëkundje të fuqishme tërmeti janë ndjerë pas mesnate në jug të Shqipërisë, duke shkaktuar panik mes banorëve në disa zona.
Sipas të dhënave paraprake nga IGJEUM dhe EMSC, ngjarja sizmike u regjistrua rreth orës 00:35, me epiqendër në zonën e Himarës dhe një magnitudë mbi 4 ballë të shkallës Rihter.
Dridhjet janë ndjerë gjerësisht në disa zona të jugut të vendit. Megjithatë, deri në këto momente nuk raportohen dëme materiale apo persona të lënduar, sipas njoftimeve të RTSH.
Autoritetet janë në pritje të ofrojnë informacione të mëtejshme në vijim, teksa situata mbetet nën monitorim të vazhdueshëm.
