Armando Broja mbetet jashtë formacionit te Burnley, trajneri sqaron arsyet
Sulmuesi shqiptar Armando Broja ka mbetur jashtë formacionit dhe listës së të ftuarve për skuadrën e Burnleyt, e cila pësoi një humbje të thellë 4:1 ndaj Norwich Cityt në javën e tretë të Championship-it anglez.
Mungesa e Brojës në këtë sfidë bëri që shumëkush të dyshonte për një dëmtim të mundshëm të lojtarit. Megjithatë, pas ndeshjes, trajneri Nicky Hayen sqaroi se ishte një vendim i tij teknik dhe jo për shkak të ndonjë problemi shëndetësor.
Trajneri Hayen deklaroi: “Armando Broja ishte një zgjedhje e imja. Ai luajti dy ndeshje radhazi. Është paksa i ngjashëm me Zian Flemming dhe ne duam më shumë thellësi në skuadër.”
Vlen të theksohet se Broja sezonin e kaluar luante në Premier League, ndërsa këtë sezon garon në Championship.
