Artan Behrami: “Gjykata Speciale po luan me refera të blerë dhe VAR të manipuluar”

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka kritikuar ashpër mënyrën e zhvillimit të procesit gjyqësor në Gjykatën Speciale në Hagë.

Duke përdorur një analogji nga bota e futbollit, Behrami theksoi se për gjashtë vjet, Gjykata Speciale ka funksionuar me “refera të blerë dhe VAR të manipuluar”.

Ai më pas, përmes një shkrimi, shtoi se: “Prandaj, deri më sot, Prokuroria ka fituar 45:0 ndaj Mbrojtjes”.